Policia greke arrestoi dy shqiptare te cilet shkembyen zjarr me forcat e rendit ne vendin e quajtur Aliveri ne ishullin e Evias gjate grabitjes se nje banke.
Sic na njofton korrespondenti yne ne Athine Artur Bibe, ngjarja ndodhi paraditen e se henes ne pjesen qendrore te ishullit. Pas grabitjes se bankes, policia i ndoqi keqberesit te cilet hapen zjarr kunder saj.
Dy shqiptaret hyne me pas ne nje nga hotelet e zones se Aliverit dhe aty shkembyen serish zjarr me forcat e rendit, te cilat me pas arriten t’i neutralizojne dhe t’i arrestojne te dy grabitesit.
Njeri prej tyre i quajtur Dede Voci u plagos ne kembe gjate shkembimit te zjarrit brenda hotelit dhe ndodhet i shtruar ne spitalin e Halqidhes. Shqiptari tjeter quhet Ariold Deda.
Top Channel