Dropull, grabiten dhjete ikona nga kisha e Shen Kollit

13/12/2009 08:25

Dhunohen serish objektet e kultit ortodoks ne Qarkun e Gjirokastres.

Pre e grabitjes kane rene dhjete ikona te vjetra ne kishen ortodokse te Shen Kollit, ne fshatin Kerre ne Dropull te Siperm ne Rrethin e Gjirokastres.

Burime qe i referohen Mitropolise Ortodokse ne Gjirokaster bene te ditur se ngjarja ka ndodhur nje dite me pare, nderkohe qe ky rast shenon grabitjen e dyte te objekteve te kultit ne Qarkun e Gjirokastres. Mendohet se ikonat e grabitura i perkasin fillimit te shekullit XIX dhe se ato jane konstatuar te vjedhura nga banoret dhe besimtaret e fshatit ne kishen e Shen Kollit ne fshatit Kerre, rreth 25 kilometra ne jug te qytetit te Gjirokastres.

Sipas Orfea Becit, nepunes i Mitropolise ne Ortodokse te rajonit jugor te vendit, vjedhja e kesaj kishe te ndertuar ne vitin 1860, u konstatua fillimisht nga personi qe kujdesej per te, i cili ka sinjalizuar menjehere institucionet e specializuara. Sipas tij, ikonat e vjedhura ne kishen e Kerres mbartin nje vlere te konsiderueshme historike dhe kulturore. Kujtojme se gati nje muaj me pare, me daten 19 nentor, ne kishen e Leuses, nje ndertim bazilikal me kupole, rreth 3 kilometra larg Permetit u vodh nje pjese e ikonostasit te drunjte, e ndertuar rreth tre shekuj me pare.

Ndonese lajmi ka dale nga burime te Mitropolise Ortodokse se Gjirokastres, ngjarja nuk eshte konfirmuar zyrtarisht nga burime te drejtorise se policise se qarkut. Keto te fundit thane per “Shqip” se deri dje, ne oren 19:00, ne polici nuk ka pasur asnje denoncim per kete ngjarje. Grabitja e ikonave nga kishat ne rajonet e Shqiperise Jugore eshte nje nga vjedhjet me te kushtueshme te veprave te artit dhe njekohesisht edhe krimi me i pandeshkuar ne dekaden e fundit. Deri me tani, asnje prej grabitesve dhe trafikanteve te ketyre vlerave te pallogaritshme te trashegimise kulturore boterore nuk eshte kapur dhe denuar nga drejtesia shqiptare.

Top Channel