Ulet numri i te prekurve nga AH1N1

12/12/2009 09:05

Papritur e pakujtuar qytetaret e prekur nga gripi i derrit jane ulur ndjeshem. Nga 100 deri ne 120 veta qe paraqiteshin çdo dite ne sherbimin e Infektivit ne spitalin “Nene Tereza”, tani ka me pak se 50 persona qe paraqiten per shkak te shqetesimeve shendetesore nga gripi i zakonshem, apo i virusit AH1N1.

Ashtu siç ka shpjeguar edhe Instituti i Shendetit Publik, ulja e fluksit te te prekurve tregon se virusi AH1N1 eshte “kopuk”.

Shkaku i pakesimit te rasteve te identifikuara me grip derri, por edhe ulja e numrit te pacienteve qe paraqiten prane sherbimeve shendetesore ende nuk eshte percaktuar qartesisht, pavaresisht se ditet e pushimit per festat e nentorit kane dhene me shume kohe pushimi, nje sistem me te forte imunitar, si dhe me pak transmetim virusesh ne klasa, si pasoje e mbylljes se shkollave.

Deri dje, nga analizat e kryera ne laboratorin e virologjise prane Institutit te Shendetit Publik rezulton se jane konfirmuar plot 305 raste te prekura nga AH1N1.

Top Channel