TVSH, parashikime me rritje

12/12/2009 08:55

Te ardhurat ne total nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar parashikohen te rriten me 10.7 per qind kundrejt vitit 2009, ose rreth 10 per qind te shprehura si raport ndaj PBB.

Ministria e Financave planifikon te mbledhe 126.9 miliarde leke, nga te cilat rreth 86.6 miliarde leke do t’i arketoje administrata doganore, me nje rritje prej 10 per qind ndaj vitit 2009.

Parashikimi per TVSH nga dogana bazohet ne parashikimin e nivelit nominal te importeve si dhe ne prirjen historike te koeficientit te elasticitetit te ketyre te ardhurave ndaj nivelit te importeve te mallrave.

Administrata tatimore pritet te mbledhe rreth 40.3 miliarde leke te ardhura nga TVSH me nje rritje prej 12.1 per qind ndaj vitit 2009.

Gjithashtu eshte marre ne konsiderate efektet e peraferta te uljes se pragut te regjistrimit per TVSH nga 8 milione leke xhiro vjetore ne 5 milione leke.

Top Channel