I izolojne shtepine me mur

12/12/2009 18:10

Pas disa vitesh ne emigracion kthehet ne qytetin e tij, por e gjen shtepine te izoluar nga nje mur rrethues.

Valentin Nuhu, banor ne qytezen e Ures Vajgurore, thote se per te hyre ne shtepi i eshte dashur te kapercej murin dhe te futet nga tarraca.

“Nuk me kane dhene te drejte kalimi ne asnje krahe”, eshte shprehur Nuhu.

Valentini banonte ne kete shtepi qe prej 30 vjetesh.

Ai thote se eshte ankuar per kete rast flagrant prej disa kohesh ne institucionet shteterore, por nuk ka marre kurre nje pergjigje.

Sipas tij, shtepia ku jeton eshte privatizuar ne vitin 1992 dhe per kete ekziston edhe hipoteka ne zyren kadastrale te qytetit e cila ne gentplan ka te parashikuar edhe rrugen.

Por ish-lavanderia prane shptepise se tij eshte privatizuar ne vitin 1998 nga vet shefi i kadastres ne vitin 1998 se bashku me rrugen qe dikur perfundonte ne hyrjen e shtepise se tij.

Per pasoje dikur vendi ku kalonte rruge eshte rrethuar me mure.

Dhe Valentini mund te hyj per ne shtepine e tij vetem duke kapercyer murin rrethues dhe me pas nepermjet tarraces.

Ai thote se ka bere padi ne gjykate per vendimin qe ka privatizuar rrugen e dikurshme, por prokuria e Beratit, sipas tij, e ka gjykuar ceshtjen dhe per te nuk ka kundravajtje penale.

Tani Valentini dhe familja tij, zoter te nje shtepie, por pa shtepi, flene ne nje hotel.

Top Channel