Turqi, 16 minatore bllokohen ne miniere

11/12/2009 02:40

16 minatore kane mbetur te bllokuar ne galerite e nje miniere ne Turqine verilindore pas shperthimit te gazit metan gjate punimeve.

Sipas CNN turk miniera ku kane mbetur te bllokuar minatoret turq ndodhet ne periferi te qytetit Bursa.

Grupet e shpetimit dhe specialiste te emergjencave jane paraqitur menjehere ne vendngjarje dhe pohojne se clirimi i gazit metan ka shkaktuar rreshqitje dheu, duke lene te bllokuar ne 220 metra thellesi 16 minatoret, te cilet ne ato momente ndodheshin ne orarin e punes.

Top Channel