Topi-Rama, takim ne presidence

11/12/2009 09:55

Kreu i shtetit, Bamir Topi pritet te takohet sot ne Presidence me kreun e Partise Socialiste Edi Rama, ne nje kohe kur situata politike ne vend eshte e tensionuar.

Sipas informacioneve te fundit, takimi pritet te zhvillohet ne oren 11:00.

Presidenti edhe me pare ka deklaruar se eshte i gatshem te negocioje per zgjidhjen e krizes, ndersa apelet e tij per dialog kane qene te vazhdueshme.

Nje dite me pare ne nje konference per shtyp me homologun turk, kreu shqiptar theksoi se do te vijoje t’i beje thirrje partive qe te ulen ne bisedime.

Top Channel