Topi: Bashkepunim mes paleve politike

11/12/2009 19:20

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka vene theksin tek bashkepunimi mes paleve politike gjate fjales se tij ne konferencen nderkombetare “Sfidat dhe problemet ekonomike dhe shoqerore 2009 – ne kohen e krizes globale dhe te integrimit”, te organizuar nga Fakulteti i Ekonomise se Universitetit te Tiranes.

“Bashkepunimi eshte domosdoshmeri e koheve te sotme. Prej kohesh eshte diskutuar per problematiken qe ka biznesi per çeshtjet gjyqesore qe zvarriten, zvarriten, hane shume kohe dhe biznesmenet qe e kane kohen te shtrenjte e kane shume te veshtire qe te gjejne zgjidhje ne kohen e duhur. Nuk kam degjuar njeri qe te jete kunder vendimmarrjes per krijimin e Gjykates Administrative. Por ka me shume se nje vit qe kjo gjykate mbetet e bllokuar, pasi kerkohet domosdoshmerisht bashkepunim dhe nje vote e kualifikuar ne Parlament prej 84 deputetesh”, eshte shprehur Topi.

“Referuar dhe te dhenave te institucioneve ne po e perballojme relativisht me mire se te tjeret, por domosdoshmerisht kerkon bashkepunim ne nivel rajonal, kontinental, pse jo dhe ne nivel global per te perballuar te gjithe se bashku sado ne menyre modeste te jete kontributi yne. Askush nuk e ve ne dyshim qe ndryshimet jane te dukshme”, theksoi Topi.

Top Channel