Irak, dalin ne ankand impiantet e naftes

11/12/2009 09:35

Ne seline e Ministrise se Ekonomise ne Bagdad jane mbledhur kompanite me te medha te naftes ne bote, pasi jane nxjerre ne ankand disa nga impiantet me te pasura te naftes ne vend.

Nese shitjet do te shkojne ashtu sic pritet, Iraku do te mund te rrise me miliona fuci ne dite kapacitetet e tij prodhuese dhe te ngjitet keshtu ne majat e klasifikimeve te prodhuesve me te medhenj ne bote, perkrah Arabise Saudite dhe Rusise.

Ankandi, nder me te medhenjte te realizuar ndonjehere, nxjerr ne shitje impiante gjigande me rezerva qe arrijne deri ne 5 miliarde fuci.

Top Channel