“Dajti”, Prokuroria con ne gjykate dosjen

11/12/2009 23:35

Prokuroria e Krimeve te Renda ka derguar ne gjykate dosjen penale ne ngarkim te Dritan Dajtit, duke e  akuzuar per “Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese”.

Mbyllja e hetimeve zbardh edhe disa detaje te tjera te ngjarjes. Sipas prokurorise, shefi i operacionit per kapjen e Dajtit, Fatos Xhani eshte afruar tek automjeti i Dajtit me nje motociklete, ndersa tre automjete te tjera policise kane rrethuar makinen e Dajtit. Sapo ka hapur deren e automjetit dhe ka thene “ndal”, polici eshte qelluar nga agresori dhe ka mbetur i vdekur ne vend.

Me pas, sipas prokurorise, eshte hapur zjarr nga krahu i djathe i makines me dy arme zjarri ku per pasoje ka mbetur i vrare punonjesi i policise Sajmir Duckollari. Sapo ka dale nga automjeti i tij, Dajti ka ekzekutuar edhe policin e trete, Altin Dizdarin, i cili sapo kishte neutralizuar kunatin e Dajtit. Dajti me pas ka qelluar me dy arme njekohesisht edhe policin Kastriot Feskaj qe sapo kishte prangosur Ledion Maren, duke i vrare qe te dy.

Bashke me Dritan Dajtin do te jene ne banken e te akuzuarve edhe Ergest Xhoxhi nen akuzen e “Perkrahjes se autorit te krimit” dhe “falsifikimin e dokumentave”, si edhe polici qe ka bashkepunuar me Dajtin, Mariglen Mucaj, per akuzen e “Shperdorimit te Detyres”.  

Top Channel