McChrystal: Talebanet te lodhur

10/12/2009 04:10

Gjenerali dhe komandanti i trupave amerikane ne Afganistan, Stanly McChrystal eshte shprehur se radhet e militanteve talebane jane dobesuar ndjeshem.

”Luftetaret talebane jane te lodhur, numrat ne radhet e tyre kane rene ndjeshem, disa kane kaluar ne radhet e qeverise duke braktisur frontin taleban. Lideret talebane po perpiqen qe te pakesojne numrin e ushtareve ne front”, eshte shprehur McChrystal.

Deklarata e gjeneralit te larte amerikan ka ardhur pas publikimit te rezultateve te para te operacionit, ”Terbimi Kobres” ne krahine e Helmandit ku marrin pjese rreth 1500 marinsa dhe 150 ushtare afgane.

Top Channel