Droga, trafiku ne shkretetire

10/12/2009 11:55

Nje raport i Keshillit te Sigurimit te OKB-se thote se Saharaja eshte shnderruar ne nje qender te re te trafikimit te droges. Drejtori i Agjensise se Kombeve te Bashkuara Kunder Droges, Antonio Maria Costa, tha se rruget e ndryshme te trafikimit te kokaines dhe heroines duket se kishin nje pike takimi ne Shkretetiren e Saharase.

Sipas BBC-se, Costa tha se me pas krijoheshin rruge te reja trafikimi neper disa vende afrikane si Çadi, Nigeri dhe Mali.
Zoti Costa tha se situata e paqendrueshme ne Somali ishte shkaku kryesor qe Afrika Lindore ishte shnderruar ne nje zone te pakontrollueshme per trafikimin e droges.

Afrika Perendimore eshte bere e njohur tashme si nje pike e rendesishme tranziti per kokainen qe kalon nga Amerika e Jugut drejt Evropes.

Por zoti Costa tha se rreth 35 tone heroine, e prodhuar ne Afganistan, perfundonte ne vendet e Afrikes Lindore çdo vit.
Zyrtari me i larte i Kombeve te Bashkuara kunder droges tha gjithashtu se terroristet dhe forcat antiqeveritare, qe veprojne ne Afriken Lindore, po i perdornin parate e droges per te financuar operacionet e tyre.

Zoti Costa, njofton BBC,  tha se asnje vend nuk mund ta zgjidhte situaten duke vepruar vetem.

Ai beri thirrje per krijimin e nje rrjeti trans-saharian per mbikqyrjen e krimit. Ai tha se ky rrjet do te sherbeje si sistem paralajmerues per situtata qe kerkojne hetim te kujdesshem.

Top Channel