Berisha pershendet partite popullore

09/12/2009 22:30

Kryeministri Berisha, i cili ndodhet ne Bon, te Gjermanise per te marre pjese ne Kongresin Statutor te Partive Popullore Evropiane, pershendeti punimet e ketij kongresi.

Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha beri nje paraqitje te zhvillimeve demokratike dhe ekonomike ne Shqiperi, 19 vjet pas shembjes se diktatures komuniste.

Zyra e shtypit e Kryeministrit ne njoftimin e saj ne faqen zyrtare te internetit thekson se duke folur per 8 dhjetorin, diten simbol te renies se perdes se hekurt ne Shqiperi, Kryeministri Berisha theksoi se “ne nje manifestim madheshtor ne sheshin “Skenderbej” festuan mbi gjysme milion qytetare, festuan te gjitha ata qe kane vuajtur nga ngritja e Murit te Berlinit dhe qe kane gezuar lirine, shpresen dhe besimin per te ardhmen nga rrezimi i ketij Muri ne kete date te shenuar”.

Kryeministri u shpreh se 2009 ishte nje vit i mbare plot me ngjarje te rendesishme per shqiptaret “Shqiperia iu bashkua NATO-s. Ne qershor te ketij viti ne zhvilluam zgjedhjet parlamentare, te cilat u vleresuan nga te gjithe vezhguesit nderkombetare si me te mirat ne historine  e vendit.

Me pas kryeministri, deklaroi se “Lideri i opozites nuk festoi, ai qe perkrah bojkotin per shkak te lidhjeve te tij familjare, duke deshmuar keshtu se rrezimin e Murit te Berlinit e perjeton si nje tragjedi familjare e politike te tij dhe te grupit qe perfaqeson.” Duke folur per reformat Berisha u shpreh se qeveria e tij eshte e vendosur te vazhdoje luften kunder krimit te organizuar, kunder korrupsionit e kunder mafias.

“Zero tolerance ndaj tyre. Kjo eshte motoja jone”, citohet  kryeministri nga zyra e tij e shtypit. Duke vleresuar mbeshtetjen e Partive Popullore Europiane, zoti Berisha tha se me mbeshtetjen e tyre do te arrihen ne rezultate shume te mira ne procesin e integrimit europian.

Top Channel