Tatimet: Vendosni kasat

08/12/2009 16:15

Tatimet kane nisur fushaten e pajisjes me kasa fiskale per biznesin e madh ne gjithe vendin.

Sipas Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve Artur Papajani procesi i pajisjes me regjistruesit fiskale per qarkun e Tiranes eshte drejt perfundimit. Ka mbetur vetem  5-6% e  bizneseve qe nuk i kane instaluar akoma kasat.

“Fundi i dhjetorit eshte afat per Tiranen, ndersa fundi i janarit per territorin e vendit”, u shpreh Papajani.

Per bizneset qe kane shkelur afatet Papajani deklaron se jane marre masa ne formen e gjobave, ku nuk kane munguar dhe bizneset qe jane gjobitur me shume se 1 here. Ai paralajmeron pershkallezim te masave ndeshkuese per bizneset qe do te rishkelin afatet.

“Jane marre masa qe kane filluar nga 100 mije leke. Ligji parashikon dhe bllokim per 3 muaj te aktivitetit. Kemi propozuar te rritet masa ndeshkuese”, u shpreh Papajani.

Masa e pare eshte gjobe 100 mije leke dhe masa e dyte bllokim tre muaj i aktivitetit.

Edhe pse disa here eshte shtyre afati i pajisjes me rregjistruesit fiskal per bizneset, Papajani deklaron se ky proces eshte nje rruge pa kthim dhe i detyrueshem dhe afate ligjore sipas tij nuk do te shkelen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA