Regjister elektronik per kumarxhinjte

08/12/2009 08:05

Nisma e Kryeministrit po behet realitet. Pervec masave te forta te kontrollit, qeveria po ligjeron rregullin qe ndalon hyrjen ne pikat e basteve per ata persona qe kane kallezim nga te afermit.

Per te shmangur efektet sociale qe sjell loja ne kazino apo ne pikat e basteve, eshte planifikuar te ndalohen familjaret qe jane denoncuar nga bashkeshortet/et, te cilet me ane te nje akti noterial, se bashku me Njesine e Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit, paraqesin emrin e personit qe nuk duhet lejuar te frekuentoje ambientet e bixhozit.

Aktualisht jane bere ndryshime ne ligj, te cilat kushtezojne shoqerite e basteve qe fusin ne ambientet e tyre personat me probleme. Burime prane qeverise thone per “Shqip” se po planifikohet krijimi i nje regjistri elektronik, ne te cilin afishohen te gjithe emrat e kumarxhinjve te denoncuar nga familjaret.

Regjistri do te perdoret nga Njesia e Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit dhe do t’u vihet ne sherbim te gjitha subjekteve te licencuara ne fushen e kumarit. Reforma e re eshte iniciuar direkt nga Kryeministri Sali Berisha, ku, sipas te cilit, ne telefonin privat i kane mberritur nje lume mesazhesh me ankesa nga familjare te ndryshem, qe denoncojne te afermit per parate e shpenzuara ne kazino.

Ne nenin 1 te ketij drafti eshte percaktuar se “organizatorit te lojerave te fatit i ndalohet te punesoje dhe te lejoje te futen apo te luajne ne mjediset e lojerave te fatit persona nen moshen 18 vjec. Organizatori merr masa te ndaloje te luaje ne keto mjedise nje person mbi 18 vjec, per te cilin ka nje kerkese me shkrim, te pakten prej njerit nga familjaret, qe per shkak te gjendjes ekonomike, kerkon moslejimin e ketij personi”.

Kjo pjese e projektligjit u diskutua dje ne Komisionin Parlamentar per Ekonomine dhe Financat, duke hedhur propozimin per rritjen e moshes ne 21 vjec. Me pas, ne variantin e ri thuhet se, pas marrjes se denoncimit nga familjaret, Njesia e Mbikeqyrjes njofton te gjitha subjektet qe operojne ne fushen e lojerave te fatit, per moslejimin e ketij personi te luaje ne keto mjedise. Madje, njoftimi do te publikohet edhe ne faqen zyrtare te Njesise, duke rrezikuar ne njefare menyre privatesine e individit.

Top Channel