Pakistan, sulm me bombe, viktima
08/12/2009 01:30
36 persona te vdekur dhe dhjetra te tjere te plagosur eshte bilanci i nje shperthimi ne nje market ne Lahore ne Pakistan.
Autoritetet pakistaneze njoftojne se dinamika e shperthimit nuk eshte ajo e nje atentati kamikaz, por lendet plasese kane qene te vendosura ne pikat me shume te populluara te marketit, duke u aktivizuar ne distance.
Edhe nje tjeter sulm u ndermor diten e hene ne Pakistan, kur nje vetvrases me bombe sulmoi zyrat e gjykates ne krahinen e Peshauarti duke lene 10 persona te vdekur.
Top Channel