Klientet, kaos te regjistri i kredive

08/12/2009 08:00

Kur dy vjet me pare Banka e Shqiperise vuri ne funksionim per here te pare nje regjister elektronik, shume vete u shqetesuan per faktin se shkembimi i informacionit mes bankave mund te sjelle kufizim te konkurrences, shkelje te privatesise se klienteve etj.

Por problemet e lindura duket se jane krejt te ndryshme, behet e ditur nga eksperte te sistemit bankar. Sipas eksperteve te kreditimit, te cilet nuk flasin me emer per shkak se nuk jane te autorizuar ta diskutojne kete ceshtje publikisht, nje pjese e bankave e ka bere te zakonshme t’i cilesoje klientet e vet te mire si kliente te keqij dhe klientet e vet te keqij, si kliente te mire.

Arsyet per kete jane te thjeshta: nje banke shpenzon parate e veta per te identifikuar nje klient te rregullt dhe me qellimin qe ai klient te mos largohet nga banka, raportohet te bankat e tjera si klient i keq. E kunderta ndodh me klientet e keqij, te cilet bankat parapelqejne t’i largojne dhe t’ua “dhurojne” konkurrenteve te vet.

Pasi problemet u shfaqen me shumice me heret kete vit, Banka e Shqiperise amendoi rregulloren perkatese dhe krijoi nje mekanizem ne baze te se cilit klientet e pakenaqur nga klasifikimi ne regjister, mund te ankohen prane BSH-se per korrigjimin e te dhenave. Rregullorja e re hyri ne fuqi me 15 gusht, por nuk permban penalitete per bankat qe raportojne te dhena te gabuara, pervec kercenimit se moskorrigjimi i te dhenave i jep te drejte BSH-se te pezulloje aksesin e bankave ne te dhenat e regjistrit. Per me teper, rregullorja e re nuk u reklamua kurre dhe vetem nje grup i vogel shqiptaresh e dine ekzistencen e saj.  

Top Channel