SHBA: Shqiperia, vend problematik

07/12/2009 15:00

Raporti i ardhshem i Departamentit te Shtetit mbi te Drejtat e Njeriut ka per te qene problematik per Shqiperine. (UDPATE)

Ambasadori amerikan John Withers ka numeruar nje seri shkeljesh dhe problemesh me te cilat perballet shoqeria shqiptare, shqetesime te cilat ai paralajmeroi se do te perfshihen ne dokumentin e vitit te ardhshem.

Zoti Withers tha se Shqiperia po vuan ende nga korrupsioni ne shume nivele te saj, ka mungesa te pavaresise ne gjyqesore dhe ka shkelje te renda te lirise se medias.

“Raporti me i fundit i te drejtave te njeriut paraqet nje liste problemesh ende aktuale ne Shqiperi.Per here te pare administrata Obama ka kerkuar qe te adresohet ne kete raport te mund te flitet per situaten e korrupsionit ne nje menyre qe nuk eshte folur me pare.Ne shume raste, sic kane thene kolege te mi ambasadore te tjere, korrupsioni ende mbetet nje nga problemet me serioze, ne shume nivele te tij. Nje ceshtje tjeter e rendesishme eshte pavaresia e institucioneve demokratike, vecanerisht e gjyqesorit. Me specifikisht, ceshtja e Gerdecit dhe ne do te shpresonim qe s’do te kete nje nderhyrje te tille sic e kemi vene re.Nje ceshtje tjeter eshte liria e medias. Kohet e fundit kemi degjuar mbi dhunen qe eshte ushtruar permbi nje gazetar per shkak te pikpamjeve qe ai shprehu permes shtypit.Kjo situate nuk mund te tolerohet. Problem mbetet trafikimi i qenieve njerezore, pasi i provon ato nga dinjiteti dhe liria. Dhuna brenda familjes eshte nje problem serioz”, u shpreh Withers.

Presidentja e Qendres per te Drejtat e Njeriut, Kozara Kati tha se ne vend problemet njihen, por mbeten vetem ne hapat e evidentimit.

“Do t’i referohesha korrupsionit, pabarazise se qytetareve para ligjit qe krijon edhe precedente te mozbatimit te ligjit”, u shpreh Kati.

Perfaqesuesit e shoqerise civile brenda dates 15 dhjetor do te hartojne nje raport perfundimtar ku evidentohet me raste konkrete shkelja e te drejtave te njeriut ne Shqiperi.

Top Channel