PSE: Pretendimet e PS, legjitime

07/12/2009 21:15

Partia Socialiste Evropiane, e cila eshte mbledhur per nje samit ne Prage dhe ku eshte i pranishem edhe kryetari i PS Edi Rama, ka shprehur mbeshtetjen e saj ndaj opozites ne Shqiperi.(UPDATE)

PSE ka dale me nje qendrim unik per situaten ne vend, duke shprehur shqetesimin per funksionimin e shtetit te se drejtes.

“Ne vend duhet te vendoset demokracia dhe pretendimet e PS per parregullesi ne zgjedhje duhet te mbeshteten. Per zgjedhjet duhet transparence e plote”, thuhet ne nje komunikate.

Ne te theksohet me tej se kryeministri duhet te gjeje nje zgjidhje qe t’i jepet fund krizes politike dhe qe PS te kthehet ne Kuvend.

Nderkohe, gjate fjales se tij ne Prage kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka theksuar se pari rendesine qe procesi i integrimit duke nisur nga liberalizimi i vizave dhe duke vijuar me te gjithe hapat e tjere qe Shqiperia duhet te ndjeke ne kuader te statusit si kandidat per ne BE nuk duhet, sipas tij te vihen ne rrezik per shkak te degradimit te kriterit politik.

“Ne vend qe ne te marrim garanci se proceset zgjedhore dhe i gjithe sistemi demokratik ne Shqiperi nuk do te rrezikohen, po perballemi çdo dite e me shume me nje perkeqesim gjithnje e me te madh te standardeve demokratike, duke filluar qe nga gjuha qe qeveria po perdor ne komunikimin publik, gjuhe e cila po e shtyn vendin drejt nje vale urrejtjeje permes deklaratave qe tentojne ta pershkruajne opoziten si “nje mafia qe duhet shkaterruar” dhe si “nje aleance qe po synon te bllokoje procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian”. Arsyeja pse po e ngre kete shqetesim ka te beje mbi te gjitha me faktin se ne nuk duam qe kjo situate te pershkallezohet me shume e nuk duam qe te perballemi me nje “deja vu”, qe e kemi perjetuar ne te kaluaren”, deklaroi Rama.

Ne takim ka marre pjese edhe zoti Meta i cili eshte shprehur me pas se qendrimet e kreut socialist, Rama jane po te njejtat qe mban edhe ne shqiperi, te cilat ai i quajti te pa mbeshtetura ne fakte dhe logjike reale. Sipas njoftimit te zyres se shtypit te LSI-se gjate fjalimit te zotit Meta , kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ka dale nga salla.
 

Top Channel