Elbasan, diploma false, pas djegies se arkivit

07/12/2009 08:35

Gjate rremujave te  vitit 1997 qe perfshine Elbasanin, nuk do te perjashtoheshin edhe arshivat e disa institucioneve te rendesishme.

Per fat, nuk eshte cenuar aspak godina pesekateshe e arkivit kryesor te ketij qarku, sikurse edhe ato te rrethit Librazhd dhe Peqin. Por nga vandalizmi i personave te papergjegjshem do te digjeshin pjeserisht arkivat e rrethit te Gramshit dhe ai i universitetit “Aleksander Xhuvani” ne qytetin e Elbasanit. Ne kete te fundit u dogjen plotesisht dokumentacionet e Fakultetit te Ciklit te Ulet, Matematikes e Histori-Gjeografise.

I vetmi qe mbeti pa u djegur apo plackitur, dokumentacioni i Fakultetit te Shkencave Humane. Per pasoje, rreth viteve 2000 dhe ne vazhdim, nga Universiteti i Elbasanit jane shenuar me qindra raste te diplomave false te shperndara ne shume qytete te vendit. Ka qene puna e policise dhe e medias qe kane bere denoncimin e diplomave false qe rektorati i ketij universiteti, ne vitin 2001 te ngrinte komisionin e posacem te verifikimit te diplomave false dhe te atyre te leshuara para vitit 1997.

Per kete u kerkua verifikim nga anetaret e komisioneve te diplomimit. Ne perfundim u nxoren si te pavlefshme rreth 156 diploma qe mbanin vulen dhe stemen e universitetit “Aleksander Xhuvani”. Sipas rektorit aktual, Liman Varoshi, komisioni eshte ne fuqi ende dhe mblidhet per verifikim dhe vertetesine e nje diplome, sa here qe ndihet nje nevoje e tille. Shumica e pedagogeve ne kete universitet kane hedhur me kohe propozimin e dixhitalizimit te arshives, por qe sipas studimeve paraprake, kerkohen shume fonde dhe nuk ka qene e mundur te sigurohen.

Top Channel