Berisha: Lufta antimafia, detyrim madhor

07/12/2009 10:30

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se lufta ndaj mafias eshte detyrim madhor, ndaj qeveria eshte e vendosur qe kete beteje ta fitoje.

Duke folur ne nje konference rajonale per sigurine mbajtur ne Tirane, Berisha theksoi vendosmerine per luften ndaj krimit te organizuar dhe theksoi se integrimi evropian eshte nje mundesi e jashtezakonshme per konsolidimin e demokracise.

“Ate qe pesuan bandat do te pesojne edhe klanet e mafias. Me ligjin e miratuar ditet e fundit do te behet goditja ligjore e krimit ekonomik te klaneve”, tha Berisha.

Shefi i qeverise theksoi se ligjet ne vendet e rajonit ne luften antimafia duhet te njehsohen, per te bllokuar transfertat ekonomike te mafiozeve.

“Mafias duhet t’i digjet toka nen kembe. Ceshtjet e sigurise duhet te zgjidhen ne plan rajonal, nepermjet bashkepunimit”, u shpreh Berisha.

Top Channel