Banda e 12-vjecareve tenton te grabise policet

07/12/2009 08:40

Nje patrulle policie bie ne priten e nje bande 12-vjecaresh.

Ngjarja e pazakonte ka ndodhur ne Lushnje te shtunen ne mbremje dhe nje prej viktimave te bandes se grabitesve ka qene vete shefi i sektorit te luftes kunder krimit ne komisariatin e qytetit.

Burimet zyrtare te Komisariatit te Policise Lushnje, bejne te ditur per gazeten “Shqip” se rreth ores 20.00 te mbremjes se te shtunes, nje patrulle policore ka qene duke kryer sherbim neper rruget kryesore dhe dytesore te qytetit. Patrulla e perbere nga shefi i krimeve, Gramoz Traga, dhe nga dy efektive te tjere me veshje civile, po kryente sherbim ne rrugen nga qendra e qytetit per ne drejtim te stacionit te trenit.

Ne nje kthine te kesaj rruge, automjeti ku ndodheshin tre policet eshte ndalur nga tre njerez me maska, nje prej te cileve kercenonte edhe me arme zjarri. Tre personat mbeshteteshin ne aksionin e tyre edhe nga nje i katert qe vezhgonte nga distanca.

Edhe pse te kercenuar me arme, policet kane dale nga makina dhe ndersa shtireshin sikur do te jepnin te gjitha parate qe kishin ne xhepa dhe sendet me vlere, kane reaguar duke paralizuar cdo veprim te tre grabitesve me maska dhe me arme. Burimet policore tregojne se fatmiresisht arma e zjarrit nuk eshte shkrehur. Pa ditur se tre “viktimat” e grabitjes ishin police, grabitesit kane vijuar te shajne e fyejne.

Me pas, efektivet e policise kane mundur t’i prangosin tre banditet dhe mesohet se ata jane shoqeruar menjehere ne mjediset e komisariatit. Gjate marrjes ne pyetje ata kane treguar moshen, e cila, sipas burimeve zyrtare te policise, ishte 12 vjec. Po ashtu, tre vogelushet grabites kane denoncuar edhe udheheqesin e tyre qe ishte i nje moshe me te madhe, 15 vjec. Sipas burimeve policore, drejtuesi i bandes se femijeve eshte L. Visha, lindur e banues ne Lushnje. Ai njihet nga policia si person me precedent te meparshem penale.

Pak ore pas ngjarjes, 15-vjecari eshte vene ne pranga dhe ndaj tij ka filluar ndjekja penale per “grabitje e kryer me arme zjarri dhe ne bashkepunim”, si dhe “armembajtje pa leje”. Nderkohe, tre anetaret e tjere te bandes jane lene te lire per shkak te moshes, por do te mbahen ne mbikeqyrje nga policia.

Burimet nga grupi i hetimit pohojne per “Shqip” se armen e zjarrit banda e ka siguruar nga udheheqesi, i cili ka thene pas marrjes e rimarrjes ne pyetje, se e ka gjetur ne disa godina te vjetra te pabanuara ne periferi te qytetit.

Top Channel