“Amnistia tjeter fiskale”

07/12/2009 08:05

Vitin e kaluar per here te pare u formulua drejtperdrejt deklarata ne forme kerkese per te pasur nje amnisti fiskale me te gjere: legalizim asetesh.

Qeveria kishte sjelle ne Kuvend per miratim nje projektligj qe u falte gjobat dhe detyrimet e vjetra kategorive te caktuara. E cilesuar nga ministri i Financave si “amnisti e vertete fiskale”, qe u falte bizneseve te pakten 160 milione dollare, per grupet e interesit ne fakt nuk sillte asgje te vecante, pervecse pastrim bilanci.

Nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane, plani per te pasur nje amnisti tjeter me frytdhenese fiskale po behej me i kerkueshem. Sipas saj, legalizimi i aseteve i vjen ne ndihme biznesit, duke cliruar miliona dollare te fshehura per arsye te ndryshme, por me se shumti i krijonte qeverise te tjera mundesi te ardhurash ne buxhet.

Por, Ministria e Financave propozoi vetem falje gjobash, me pretendimin se ishte njohur zyrtarisht me kerkesen e Dhomes se Tregtise sa i takon legalizimit te aseteve.

Pengese per futjen ne treg te aseteve te fshehura eshte bere edhe Fondi Monetar Nderkombetar, i cili kerkoi nga qeveria kujdes te rrepte ne zbatimin e procesit te amnistise.

Megjithate, ne dy vitet e fundit, qeveria eshte perpjekur te krijoje shtigje ligjore ne kanalizimin e parave te padeklaruara ne bilanc. Sikurse e citon Ministria e Financave ne projektligjin “Per tatimin mbi te ardhurat”, administrata tatimore has ne veshtiresi per deklarimet e bizneseve, kur ato i shtojne kapitalet nga burime jashte aktivitetit. Pra biznesit i eshte lejuar “donacioni”, por pa e tatuar, kurse me variantin e ri propozohet vendosja e takses 10 per qind.

Nje tjeter nen i projektligjit “Per procedurat tatimore”, turbullon disi boten e financave. Ne te thuhet se “kategori tatimi do te jene edhe te ardhurat e krijuara nga aktivitete te jashteligjshme”. Sipas Drejtorise se Tatimeve, deri me sot (qe nga dita kur u miratua ligji), nuk ka statistika qe te jete tatuar ndonje e ardhur nga aktiviteti i jashteligjshem, edhe pse ne kronikat e zeza jane dokumentuar sekuestrime te ndryshme pasurish.

Top Channel