Merr fund gjakmarrja 70-vjecare

06/12/2009 20:00

Prej 70 vjetesh familjet Meta dhe Faruku ne Kurbin dhe Kruje, kane mbajtur gishtin ne kembezen e armes per te lare gjakun sic e kerkonte Kanuni.

Por qe sot fale ndermjetesimit te misionareve te pajtimt te gjaqeve, dy familjet, ajo e Hamit Metes dhe e Sabri Farukut u pajtuan duke i lene te lire te rriturit te vazhdojne jeten e tyre dhe femijet te lozin pa friken neper lendinat e fshatit.

Falja erdhi pas shume ngociatave te misionareve te pajtimit te gjaqeve. Ndersa familja Meta, babai i te cileve tashme i vdekur ishte autor i krimit, qe nga viti 1941 kishte respektuar te gjitha zakonet kanunore, per te mos rene ndesh me familjaret e viktimes.

Kaq shume ishin respektuar zakonet saqe, femijet e familjes Meta, prej 70 vjetesh nuk kishin takuar as tek dajat e tyre, pasi keta te fundit ishin kusherinj te afert te familjes Faruku me te cilen ishin ne gjak.  

Dje pas shume nderhyrjeve per gati dy vjet, dy familjet u pajtuan me njera-tjetren.

“Zoti ka dhene jeten ta shijojme e ta mbyllim, por dihet qe edhe raste vrasjesh e ngaterresash ndodhin mes paleve. Kisha nje apel per te gjithe shqiptaret qe shembulin e ketyre burrave ta marrin si shembull pajtimi dhe vellazerimi”, eshte shprehur per Top Channel, nenkryetari i Shoqates e Pajtimit te Gjaqeve, Gjon Maliqi.

Ndersa djali i viktimes, Sabri Faruku u beri apel te gjitha familjeve qe jane ne hasmeri me njera-tjetren, te zgjasin doren e pajtimit, pasi jeta e njeriut eshte mbi gjithcka.

Top Channel