KE: Asnje deklarim kunder interesave te Shqiperise

06/12/2009 19:45

Ne nje deklarate te shkurter, Komisioni Europian ka kerkuar t’i jape fund spekulimeve rreth darkes se mbajtur me 24 nentor per nder te Pierre Mirel, Drejtor per Shqiperine, Bosnje dhe Hercegovinen, Malin e Zi, Serbine dhe Çeshtjet e Kosoves ne Drejtorine e Zgjerimit te Komisionit  Europian.

Per te shmangur çdo paqartesi, Komisioni deklaron se me 24 nentor ne rezidencen e Shefit te Delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane u mbajt nje darke per t’i krijuar zotit Mirel mundesine te takohet me politikane nga Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe parti te tjera.

Zoti Ditmir Bushati nuk ka marre pjese ne kete darke.
Asnje nga pjesemarresit, thuhet ne deklarate, nuk ka bere asnje pohim qe mund te interpretohet se mund te jete kunder interesit te Shqiperise per te arritur sa me pare heqjen e vizave me Bashkimin Evropian apo qe mund te jete ne kundershtim me qellimin e saj per integrim europian.  

Top Channel