Energjia e eres, asnje studim fizibiliteti

06/12/2009 08:20

Asnje nga shtate kompanite qe kane marre licenca per prodhimin e energjise se eres ne Shqiperi, duke premtuar afersisht rreth 2 miliarde euro investime, nuk i kane kryer ne kohe studimet e leverdisshmerise ekonomike, behet e ditur nga Enti Rregullator i Energjise.

Pak dite me pare, ERE miratoi nje shtyrje afati per njeren prej kompanive per pergatitjen e dokumenteve, ndersa ne shtator shtyu afatet edhe per tre kompani te tjera.

“Duke konsideruar kompleksitetin e problematikes qe i licencuari ka hasur per kryerjen dhe dorezimin e studimit te fizibilitetit te bazuar ne matje reale dhe duke qene se ndertimi dhe instalimi i parqeve eolike, pervec etapave administrative ne te cilat kalon cdo projekt, perben nje teknologji jo shume te njohur ne vend dhe qe kerkon asistencen teknike te huaj, afati i dorezimit te studimit shtyhet me 12 muaj”, njoftoi ERE permes vendimit per njeren nga kompanite.  

Pasi marrin miratimin paraprak per prodhimin e energjise nga impiantet eolike, kompanite kane detyrimin te masin shpejtesine e eres ne kushte reale dhe te pergatisin nje raport per te treguar nese ne vendin e perzgjedhur prej tyre fryn ere e mjaftueshme per te prodhuar energji, apo nese era qe fryn eshte e pershtatshme per kete qellim. Nje pjese e kompanive jane perpjekur te vendosin pajisje matese te shpejtesise, drejtimit dhe densitetit te eres, por vete matja perben nje proces te kushtueshem financiarisht dhe qe kerkon 1-3 vjet kohe.  

Ne total, energjia e eres nuk ka leverdi prodhimi ne asnje vend te botes ne kushte tregtare dhe per kete shkak, vendet e pasura e subvencionojne ate, ndersa nje zyre e OKB-se me qender ne Bon te Gjermanise, autorizon kompani te ndryshme te shesin kredite karboni per te financuar ndertimin e tyre. Subvencionimet bujare kane shtyre shume investitore te nxitojne per ndertimin e parqeve eolike pa e vrare mendjen nese fryn ere apo jo. Per shkak te subvencionimeve, spekulimet ne kete treg kane qene te shumta.

Javen e kaluar, “Financial Times” raportoi se qe zbuluar nje skeme e stermadhe spekulimi, permes se ciles kompani kineze kishin arritur te rrembenin rreth 1 miliard euro nga vendet e pasura. Qeveria kineze kishte ulur qellimisht subvencionimet e veta per impiantet e eres, me qellim qe ato projekte te kualifikoheshin nga OKB si projekte energjie te paster ne nje vend te varfer. Vendet e pasura kane detyrimin te paguajne per projekte te tilla, ne baze te traktatit te Kiotos permes skemes nderkombetare te kreditove te karbonit.

Nuk eshte e qarte nese ndonje prej kompanive qe kane projekte ne Shqiperi ka perfituar apo jo nga kjo skeme. Qe te gjitha kane marre certifikaten si projekte per energji te paster, gje qe i lejon te grumbullojne para ne tregun italian.
ERE ka dhene deri me  sot shtate licenca paraprake per ndertimin e parqeve te  energjise me ere. Te shtate projektet kane  fuqi te instaluar se bashku prej 1367 MW te instaluar. Ne rast se realizohen, investimi i pergjithshem mund te arrije ne disa miliarda euro. Prodhimi i pritshem nga keto impiante sipas ERE-s eshte 3100 miliarde kWh, shifer kjo e barabarte me gjysmen e konsumit aktual kombetar. Mullinjte e eres mund te ndertohen ne Karaburun, Butrint, gryken e Shkumbinit, Lezhe dhe ne Kryevidh te Kavajes. Projekte te tjera jane aktualisht ne shqyrtim.

Top Channel