Thirret konferenca gjyqesore

05/12/2009 20:00

Minoranca therret konferencen gjyqesore, duke shkelur edhe rendin e dites se takimit te gjyqtareve.

Ndonese ne takimin e paralajmeruar per ne daten 5 dhjetor nga rreth 300 gjyqtare nga i gjithe vendi moren pjese vetem 119 prej tyre, duke mos bere as kuorumin per votim, ne oret e vona te pasdites takimi eshte mbyllur me nje deklarate ku lajmerohej thirrja e konferences.

Gjyqtaret, thuhet ne deklarate ngarkuan kryetaren e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj te therrase konferencen gjyqesore per zgjedhjen e kater anetareve te KLD-se, ne nje kohe kur shumica e gjyqtareve mungonin ne takimin e paradites dhe kur nje pjese e atyre te pranishem kundershtuan thirrjen e konferences pa ligj.

Grupi nismetare me ne krye gjyqtaren Becaj vendosi gjithashtu te caktoje nje komision i cili do te hartoje projektrregulloren per funksionimin e konferences gjyqesore.

Ky vendim merret nga me pak se nje e treta e trupes gjyqesore, ndersa pjesa derrmuese e gjykatesve refuzuan te ishin te pranishem ne mbledhje.

Megjithate kryetarja e gjykates e justifikoi keshtu mungesen e shumicen ne takimin mbare gjyqesor:

“Duke pasur parasysh se te gjitha gjykatat per nje periudhe te gjate e kane te zene axhenden e tyre, grupi mendoi per kete dite te shtune qe eshte dite pushimi, kerkojme ndjese qe ne zgjodhem kete dite”, eshte shprehur Becaj.

Top Channel