Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka vizituar veriun e Mitrovices, prej nga ka shprehur bindjen e tij se tashme kjo zone eshte me e sigurte.

Kryeministri e ka vene theksin tek investimet e qeverise se tij ne kete zone, duke premtuar se ato do te vazhdojne.

“Ne dy vite investimet kane qene 8 milione euro ne rruge, shkolla e ujesjellesa”, ka deklaruar Thaci.

Por investimet e para te shtetit kosovar ne veri rrezikonin qe te deshtonin per shkak te protestave te serbeve, qe detyruan nderhyrjen e forcave te sigurise.

“Ka pasur probleme, por Mitrovica po merr pamjen e nje treve qe po shkon drejt normalitetit”, ka deklaruar kryetari i komunes, Bajram Rexhepi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA