Meta: Dialog Rama-Berisha

05/12/2009 19:45

Ministri i Jashtem, Ilir Meta i konsideroi zgjedhjet e 28 qershorit si nje kapitull i mbyllur duke i cilesuar kerkesat e opozites per hapjen e kutive si absurde dhe antiintegrim.

Ne nje takim te nivelit te larte per plotesimin e pyetesorit te KE-se ne Durres, Meta tha se opozita po perpiqet te krijoje ne vend imazhin e nje krize dhe tensioni qe, sipas tij, jane artificial dhe nuk ekzistojne mes qytetareve.

“Tensioni artificial qe kerkon lidershipi i opozites eshte krejtesisht i deshtuar ne qellimet e tij pasi duhet te kemi te qarte se kapitulli i zgjedhjeve te 28 qershorit eshte nje kapitull i mbyllur, edhe per komunitetin nderkombetar”, eshte shprehur Meta.

Ndersa ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha se veprimet e opozites nuk do e pengojne vendin ne rrugen drejt integrimit.
 

Top Channel