Dita e vullnetareve

05/12/2009 21:15

Ne ndihme te qindra miliona njerezve ne nevoje ne te gjithe boten, apo ne pergjigje te alarmit, qe ka vene planeti Toke per kushtet mjedisore te perkeqesuara, ata jane gjithmone gati: Vullnetaret, nje shembull i shkelqyer i nje shoqerie te civilizuar.

Ne diten nderkombetare te vullnetarizmit, MTKRS, Keshilli Rinor dhe Agjencia e Kombeve te Bashkuara per Vullnetarizmin, nderuan me cmime 10 individe dhe shoqata vullnetare, qe dite pas dite kane dhene kontributin e tyre ne Shqiperi.

Mes te tjereve, keto cmime iu dhane Departamentit te Gazetarise per publikimin pa asnje perfitim te Gazetes se TIFF, Znj. Engjellushe Bejtja dhe shoqates se saj “Mbrotja e te drejtave te personave me aftesi te kufizuar, Elbasan”.

“Jam prind i nje femije me aftesi te kufizuar dhe duke ndihmuar femijen tim te integrohet ne shoqeri kam menduar te ndihmoje edhe dhjetra persona me aftesi te kufizuar”, eshte shprehur Bejtja.

Nje cmim special, iu dha Forumit te Mendimit te Lire Shqiptar per Korpusin e Vullnetareve, drejtuar nga Mentor Kika.

Kjo shoqate, ka qene levizja me masive vullnetare.

Kete sezon veror ka mbledhur mbi 2 mije vullnetare, qe kane kontribuar ne pastrimin e 8 zonave turistike duke filluar nga Velipoja deri ne Orikum, duke larguar nga ambjentet mbi 10 mije thase me mbeturina.

“Duke qene deshmitar i nje mjedisi ku ne jetojme qe eshte i ndotur nga maja e malit deri ne breg te detit, duke qene deshmitar i nje realiteti ku neper hotelet e Tiranes dhjetra mijera euro dhe dollare te donatoreve te huaj perfundonin ne disa seminare qe nxirrnin perfundimin se Shqiperia eshte e ndotur, ne vendosem te ndermarrim nje hap. Shqiperia eshte nuk ka me nevoje per ekspertize per te thene qe eshte e ndotur, Shqiperia ka kohe qe eshte e qelbur, ndaj ne vendosem te veprojme!”, u shpreh Mentor Kikia.

5 dhjetori eshte zgjedhur si dita boterore e vullnetarizmit ne vitin 1985, nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara.

Top Channel