Xhaferllari: Ligji percakton sekuestrimin dhe konfiskimin

04/12/2009 01:00

Drejtoresha e Kodifikimit ne Ministrine e Drejtesise, Marsida Xhaferllari ne fjalen e saj ne Top Show u deklaroi se ligji shpreh mjaft sakte rastet kur veprohet me sekuestrim dhe konfiskim te pasurise.

“Ligji percakton sakte se kur veprohet me konfiskim dhe kur me sekuestrim. Duhen dyshime te arsyeshme. jo cdo lloj dyshimi, duhet te kete nje fare serioziteti dhe ky vendim mbetet ne diskrecion te pushtetit gjyqesor. Duhet te bindet gjykata qe keto veprimtari jane vendosur me veprimtari te krimit te organizuar. Duhet te ekzistojne keto pasuri dhe te mos justifikohen me te ardhurat qe individi provon me ligj. Prokurori kerkon indicjet dhe i paraqet ato tek gjykata dhe eshte ajo qe vendos”, deklaroi Drejtoresha e Kodofikimit, Marsida Xhaferllari.

Top Channel