Opozita, sot nis vala e protestave

04/12/2009 08:25

Opozita do te nise diten e sotme nje vale protestash per te kerkuar fillimisht shkarkimin e drejtorit te pergjithshem te TVSH-se dhe me pas per te rrezuar kryeministrin Berisha.

Lajmin e beri te ditur dje kryetari i G99, Erjon Veliaj, ne perfundim te mbledhjes se kryetarit te PS Edi Rama, me aleatet e majte dhe te djathte qe nuk perfaqesohen ne Parlament.

“Nga dita e neserme do te filloje nje proteste masive perpara TVSH-se, per te kerkuar shkarkimin e drejtorit. Me pas vala do te vazhdoje me nga nje proteste ne dite”, deklaroi Veliaj.

Kreu i G99 perdori tone te ashpra ndaj kryeministrit Berisha, te cilin e cilesoi nje te semure mendor, qe duhet te largohet sa me shpejt nga pushteti.

“Kemi nje kryeminister pervers. Ai nuk eshte i afte menderisht te qeverise vendin e vete. Drejtohemi nga nje kryeminister anormal, ndaj po marrim masa”, theksoi Veliaj, i cili lajmeroi se opozita po konsideron t’i kerkoje Gjykates Kushtetuese ngritjen e nje komisioni per vleresimin e aftesive mendore te kryeministrit.

Ndersa kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ne fjalen e tij nenvizoi se hapja e kutive eshte nje domosdoshmeri, ashtu si dhe zgjedhjet e parakohshme.

“Hapja e kutive eshte nje domosdoshmeri dhe ne do kerkojme nje qeveri teknike qe te analizoje zgjedhjet dhe te organizoje zgjedhje te parakohshme”, pohoi Dule.

Ne te njejten linje u shpreh edhe avokat Spartak Ngjela, i cili theksoi se, Shqiperia duhet te clirohet nga tirania. Ndersa kryetari i PDK, Nard Ndoka pervec se konfirmoi protesten kerkoi nga prokuroria qe te hetoje vjedhjen e votave.

“Eshte e turpshme per nje kryeminister qe te merret me shpifje te uleta. Ne do te bejme proteste. Keto jane protesta qe nuk do te merren me kolltukun e zotit Berisha. Ne do t’i kerkojme prokurorise qe te hetoje mbi vjedhjen e votave”, deklaroi Ndoka.

Top Channel