Karburantet, rikthehet ideja e greves

04/12/2009 08:50

Menduan se do te gjenin “mirekuptimin” me qeverine, duke i mbyllur hesapet nje e nga nje, por ne fakt, rezultati final nuk solli asgje.

Gjobat e famshme 50 milione dollare, nuk u reduktuan sikurse prisnin tregtaret e naftes, ose me sakte, zbritja ishte teper minimale, saqe gati te gjithe anetaret e shoqates jane te nje mendjeje se “nuk ia vlejti”.

Ne keto kushte, plani per t’u futur ne greve mund te behet realitet, madje ne nje shkalle me te gjere, sikurse u planifikua ne fillim.

“Gjoba e vendosur nga tatimet ishte rreth 600 milione leke. Pasi rame dakord per ta rishikuar, vleresimi erdhi me ulje 50 milione leke. Asgje per t’u marre ne konsiderate”, thote njeri nga importuesit e karburanteve.

Nje tjeter ishte gjobitur me 1.7 miliarde leke, dhe pas vleresimit te mases administrative, tatimet ia çuan ne 1.65 miliarde leke.

Si keto dy raste jane pothuajse te gjitha subjektet e ndeshkuara ne fund te muajit tetor nga administrata tatimore.

“Pakti qe beme me Ministrine e Financave per t’u terhequr nga greva 24-oresh, me kusht rivleresimin e gjobes, nuk solli rezultatin qe prisnim. Ne kete pike, plani i mbylljes se pikave ne shenje proteste behet i pashmangshem”, thote njeri nga importuesit e karburanteve me te medhenj ne treg.

Top Channel