Gjirokaster, sekuestrohen 340 kg hashash

04/12/2009 08:55

Plot 340 kilogram hashash eshte kapur nga policia e Gjirokastres ne nje operacion te koduar “Stuhia”.

Policia ishte e njoftuar paraprakisht per sasine e hashashit qe do te transportohej nga fshati Lazarat ne drejtim te Sarandes me nje mjet.

Per kete arsye u realizua ndjekja e mjetit deri ne vendin e quajtur Hyrja e Gajdarit per te kapur edhe personin prites te ngarkeses se droges. Drejtuesi i mjetit shtetasi Niko Fuqi nga komuna Odrie e Gjirokastres, ka tentuar te largohet por eshte kapur nga policia.

Gjate kontrollit te mjetit u gjenden plot 340 kilogram hashash i vendosur ne canta dhe disa thase.

Top Channel