“Antimafia”, emigrantet frike per parate

04/12/2009 08:10

Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar permes nje letre publike deklaroi dje se “nga debatet ne media mbi ligjin e ri antimafie, shume qytetare dhe emigrante po na kerkojne mendimin nese do ishte mire t’i terhiqnin parate nga bankat shqiptare e t’i sigurojne ne vend tjeter”.

Ashtu si shume ligje te tjera, vijon deklarata, edhe ky ligj nuk duhet te miratohet pa siguruar paprekshmerine e parave te publikut dhe pasurite e qytetareve te thjeshte, te emigranteve e te bizneseve vendase te çdo lloji, qe ne pergjithesi jane krijuar ne menyre joformale.

“Mafia qe ndodhet kryesisht ne drejtimin e politikes dhe te shtetit i ka siguruar nga ana ligjore parate dhe pasurite e jashteligjshme te perftuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe eshte pro miratimeve te ketyre ligjeve”, thuhej ne deklarate.

Top Channel