Imami: Rama te reflektoje, jo te akuzoje

03/12/2009 18:05

Mazhoranca qeverisese i ka cilesuar kunderakuzat e bera sot nga kreu i PS Edi Rama, si shpifje dhe sulme te pabaza.

Gjate seances se sotme parlamentare, ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar se akuzat e bera nje dite me pare nga kryeministri Berisha ndaj kreut te PS dhe deputeteve te tij, duhen marre seriozisht.

“Ne i dhame kohe Rames qe te reflektonte, por ne sot pame nje kryetar te PS qe sulmonte me akuza te shpifura. Faktet e paraqitura dje nga kryeministri kerkojne hetim dhe jo reagim me akuza te pabaza”, ka pohuar Imami.

Sipas tij, me kerkesen e vazhdueshme per te hapur kutite e votimit, Rama kerkon te dale mbi vendimet e gjykatave, gje qe eshte teresisht e papranueshme.

“Zoti Rama dhe shpurra e tij duan te kapercejne vendimet e gjykatave. Ligjet e Kodit Zgjedhor jane shkruar bashkarisht, duke krijuar mundesi dhe garanci te barabarta qe pasi te mbyllet procesi zgjedhor, palet te mos i bejne zgjedhjet nje agoni te pafund”, ka theksuar Imami.

Me tej deputeti demokrat ka perseritur kerkesen e mazhorances qe opozita te kthehet ne Kuvend dhe te jape kontributin e saj ne procesin e integrimit.

“T’i jepet fund bojkotit, ashtu sic kerkojne edhe nderkombetaret. Le te hetohen zgjedhjet me nje komision, por opozita duhet te kthehet ne Kuvend ne menyre qe te kontribuoje ne procesin e heqjes se regjimit te vizave”, ka shtuar Imami.

Top Channel