Gazsjellesi Trans-Adriatik, prezantohen detajet

03/12/2009 21:30

Perpara pak ditesh shqoeria zvicero-norvegjeze qe do te ndertoje gazsjellesin Trans-Adriatik, i paraqiti detajet e projektit autoriteteve vendore te Brindizit, ku tubacioni do te pershkoje 16 km.

Tekniket dhe drejtuesit e shoqerise ilustruan hollesisht projektin qe synon te lidhe Italine me Greqine, duke kaluar neper Shqiperi, nje gazsjelles 520 km i gjate, 115 prej te cileve nen detin Adriatik, me nje investim prej nje miliarde e gjysme euro.

Ne kete menyre dhe Italia do te lidhet me rrjetin qe sjell gaz nga Kaspiku. Ne kete faze te pare po zhvillohen nje sere takimesh paraprake me perfaqesues te popullates, te shoqatave per ruajtjen e mjedisit dhe me perfaqesuesit e institucioneve vendore.

Shoqeria ndertuese ve ne dukje nga vullneti i tyre varet realizimi i projektit dhe gjetja e trajektores optimale te gazsjellesit.

Projekti parashikon gjithashtu qe tubacioni te kaloje mespermes Shqiperise, ku do te ngrihet dhe nje qender depozitimi gazi.

Marreveshja italo-shqiptare e nenshkruar ne mars te ketij viti e cilesonte projektin e gazsjellesit Trans-Adriatik si paresor per te dy vendet.

Top Channel