Tatimet dergojne ne gjykate 75 biznese

02/12/2009 08:05

Administrata tatimore eshte e vendosur t’i shkoje deri ne fund pastrimit te tregut nga firmat fantazme, qe mbijetojne duke marre borxh te njera-tjetra.

Pas publikimit te listes se pare ne shtator me 27 subjekte, drejtoria e pergjithshme thote se numri i bizneseve ne prag falimenti ka shkuar deri ne 75. Drejtoria sqaron se nuk eshte qellim ne vetvete deklarimi i bizneseve te falimentuara, por duke respektuar ligjin, thjesht pergatitet dosja dhe dergohet per shqyrtim ne gjykate. Kjo e fundit vendos mbi fatin e biznesit nese do te vijoje apo jo aktiviteti.

Viti 2009 vijon te jete i veshtire per sektorin privat ne vend. Mungesa e vazhdueshme e financimit nga bankat, ulja e xhiros, shtrenjtimi i kostos etj., kane bere qe shume biznese te ngrene duart lart. Pak kohe me pare gazeta “Shqip” publikoi numrin e bizneseve qe kishin deklaruar me vullnet te plote mbylljen e aktivitetit, per arsye te ndryshme. Nder to mesohet se jane rreth 50 ndermarrje te prodhimit te veshjeve.

Mbyllja e bizneseve gjate vitit 2009 ka rritur ndjeshem edhe numrin e te papuneve, qe per tremujorin e dyte shenon nivelin e 11 mije personave.
Tjeter proces i rendesishem ne falimentin nga gjykata te nje biznesi eshte  edhe likuidimi i aseteve te tij, ne menyre qe  te shlyeje te gjitha detyrimet qe ka ndaj shtetit, por edhe ndaj paleve te treta. Ne kete pike ekziston nje debat mes eksperteve te fushes dhe vete qeverise. Shume prej analisteve mendojne se duhet te jete vete biznesi qe te shpalle gjendjen e falimentit dhe jo qeveria permes strukturave te saj.

Kurse tatimet thone qarte dhe shkurt se kush dorezon bilanc me humbje per tre vjet rresht, atehere futet ne listen e subjekteve te falimentuara. Megjithate, tatimet sqarojne se jo per te gjithe vlen ky kusht, pasi ka shume rendesi dhe stadi i zhvillimit. Per disa biznese qe kane investuar vlera te larta, fitimi vjen pas nje kohe me te madhe se tre vjet.  
Mesohet se jane rreth 50 ndermarrje te prodhimit te veshjeve. Mbyllja e bizneseve gjate vitit 2009 ka rritur ndjeshem edhe numrin e te papuneve, qe per tremujorin e dyte shenon nivelin e 11 mije personave
 

Top Channel