Kryetari socialist Edi Rama ne nje konference per shtyp ne oret e vona te mbremjes se te merkures deklaroi se kryeministri Sali Berisha nuk do te arrije te munde forcen e arsyes me arsyen e forces.
Duke folur me tone te vendosura, Rama qendron i palekundur ne kerkesen e bere qe ne krye te heres, nga opozita per zgjedhjet, ndersa theksoi se kryeministri nuk do te munde kurre te zbrapse dhe te trembe popullin protestues, i cili do t’i thyeje nje nga nje dhembet e korrupsionit te Berishes, klienteve te tij dhe familjes ekonomike te tij.
“Mesditen e se enjtes do te dal me nje mesazh te plote, por tani dua t’i them Berishes qe nuk do te munde kurre te me perkule mua”, u shpreh Rama.
Shefi socialist duke folur prej foltores se selise roze iu drejtua kryeministrit duke i bere te qarte atij se duhet ta harroje idene e terheqjes popullit zvarre per ta larguar nga beteja per demokraci, per zgjedhje te lira dhe te ndershme.
“Berisha nuk ka patur kurre kurajo te provoje shpifjet e bera, ndersa sot publikoi farsen, sepse eshte nje burracak qe kerkon te shpetoje nga betejat e pashmangshme”, tha Rama.
Top Channel