Bashkia, padi qeverise

02/12/2009 16:10

Bashkia e Tiranes i eshte drejtuar gjykates me nje aktpadi ndaj kryeministrit Berisha, Partise Demokratike dhe ministrit te Puneve Publike, lidhur me perplasjet e fundit mes qeverise dhe bashkise per lejet e ndertimit por edhe shpifjet qe pretendon bashkia se jane bere.

Bashkia ka zgjedhur si demshperblim jo ate financiar, por mbjelljen e mbi nje mije pemeve ne kryeqytet.

“Sot po depozitojme tre padi me objektin pergenjeshtrim te deklarimeve te bera dhe zhdemtim te cenimit te dinjitetit”, tha drejtoresha juridike ne bashki, Migena Vishko.

Top Channel