Cupi: Situata politike, jashte kohe

26/11/2009 22:15

Publicisti i njohur Frrok Cupi i ka cilesuar zhvillimet e fundit politike ne vend si veprime qe jane jashte kohe.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Cupi ka deklaruar se situata e krijuar eshte teper shqetesuese dhe nuk i takon nje vendi qe po i afrohet Bashkimit Evropian.

“Gjithe aksioni eshte jashte kohe, nuk eshte ne kohe. Gjithcka duket si ne fillim te demokracise. Njesoj si dy dekada me pare kur nuk dihej se c’ishte pluralizmi politik. Kjo do te thote te biesh ne psikoze. Kjo qe po ndodh eshte shqetesuese. Keto jane fenomene qe nuk jane ne kohe. Jemi ne mes te demokracise, kemi bere hapa para dhe po shkojme drejt BE”, ka pohuar Cupi.

Top Channel