Krijohet super-miu me kujtese 3 here me te fuqishme

25/11/2009 10:20

Krijohet ne laborator miu “gjeni” qe ka nje kujtese 3 here me te fuqishme se “vellezerit” e tij.

Krijuesi i super-miut shprehet se ky eshte miu me inteligjent ne bote pasi qe ne fazen embrionale i eshte injektuar nje material gjenetik qe shtonte fuqine e genit Nr2b, i cili ndihmon kontrollin e ritmit te qelizave celebrale.

Sipas shkencetareve, ne te ardhmen ky eksperiment mund te testohet edhe tek qeniet njerezore. Profesori Joe Tsien nga Medical College della Georgia ka publikuar nje shkrim ne revisten “Plos One” per kete zbulim por menjehere ka pasur reagime te ashpra.

“Duam te jetojme ne nje bote ku te pasurit t’u japin femijeve dhe vetes se tyre avantazhe me te medha?”, shprehet drejtori i “Human Genetics Alert”, David King. Ndersa Sophie Petit, nga “Association of Medical Research Charities” shprehet kunder aplikimit te eksperimenteve te ketij lloji nga kafshet tek njerezit.

Top Channel