Ora tete e mengjesit e gjen Irsida Ibrahimin ne vendin e punes. Prej tete vitesh, 28 vjecarja e kalon pjesen me te madhe te dites me furce, tharese dhe gershere ne dore.

Duart e saj te shkatheta punojne shpejt. Ato njekohesisht edhe flasin. Irsida eshte nje nga njerezit qe nuk flasin e nuk degjojne ne Shqiperi, por kjo nuk perben asnje problem per klientet e saj. Ato shprehen te kenaqura pasi Irsida i kushton gjithe vemendjen punes.

Ka edhe nga ata kliente qe per ta bere komunikimin me te lehte kane mesuar disa shenja nga gjuha e saj e vecante. Ne lagjen e Irsides, ate e njohin te gjithe. Pavaresisht kesaj, prinderit e 28 vjecares nuk e lene ate per asnje moment vetem. E ema Shpresa tregon se ne disa raste klientet e paragjykojne aftesine e vajzes pa e provuar.

“E kane pare keshtu, kane qene mosbesuese dhe kjo e lendon pak Irsiden”, pohon shpresa. Ne ambientet jashte takojme edhe te atin. Detyra i Ismailit eshte te kryeje sherbimet per dyqanin. “Ka edhe njerez qe i sjellin probleme. Ata abuzojne me defektet qe ka Irsida”, thote ai. E shoqeruar gjate gjithe dites nga prinderit, Irsida gjendet shume rralle ne veshtiresi.

Edhe kur ndodh ajo di te dale nga situate. Per kete komunitet njerezish, interpreti eshte vetem nje nga mjetet  ndihmese. Kjo per Lindita Klinin drejtore ne shkollen e nxenesve qe nuk degjojne do te thote me shume pavaresi per personat me aftesi te kufizuar. Dhe ne fakt, Irsida eshte nje nga ata persona qe sfidon realitetin duke u bere e dobisheme per veten dhe njerezit qe e rrethojne.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel