Efektet negative te duhanit tek njeriu dihen prej kohesh, por nuk eshte cudi qe edhe kompjuterat te reagojne negativisht ndaj tymit.

Ne vecanti jane kompjuterat e kompanise Apple ata qe reagojne keq ndaj tymit vrases. Kete e ben te ditur shoqata amerikane e konsumatoreve “The consumerist”, sipas se ciles, dy kompjutera MacBook nuk jane pranuar nga firma edhe pse kane qene brenda garancise, pasi ishin demtuar nga duhani.

Nje prej rasteve daton ne vitin 2007 ku nje laptop MacBook nuk u pranua nga dyqani i Apple ne Iowa pasi perdoruesi e kishte demtuar duke pire duhan. Ne nje rast tjeter, nje kompjuter eshte refuzuar te hapet nga tekniket e Apple, pasi sipas tyre, ai ishte ndotur me tyrmin e cigareve.

Ndaj Apple jane kerkuar sqarime dhe kompania ka reaguar duke thene se nikotina eshte ne listen e substancave te demshme te publikuar nga “Occupational Safety and Health Administration” dhe thekson se nuk do t’u kerkoje punonjesve te saj te riparojne kompjutera duke vene ne rerzik serioz shendetin e tyre.  

Top Channel