Britani, spot shokues nga shoqatat ambientaliste

24/11/2009 16:55

Shoqatat ekologjike ne Britani kane provokuar serish publikun me nje spot publicitar te paprecedent.

Ne spot, arinj polare te ngordhur bien nga qielli si shi, ndersa ne sfond degjohet zhurma e shkaktuar nga nje avion. Mesazhi “Te fluturosh eshte budallallek” shkruhet ne ekran per t’i thene cdo europiani se nje person qe kryen nje udhetim jo shume te gjate me avion, shkakton 400 kg ndotje dioksid karboni, saktesisht sa pesha mesatare e nje ariu polar.

Ne spot nuk jepet asnje aletarnative ndaj fluturimit, por kerkohet qe njerezit te reflektojne per kete. Ky spot vjen ne nje kohe kur kompania ajrore holandeze Klm ka nisur fluturimet me avionin Boeing 747, te furnizuar me biokarburant.  

Top Channel