Bolivianet shperndajne identikitin me te keq

24/11/2009 17:05

Kush e ka pare? Policia boliviane ka qene protagoniste e nje gafe te bujshme e cila eshte shperndare sa hap e mbyll syte ne rrjet.

Policia ka ‘shperndare’ identikitin me te keq te nje krimineli realizuar ndonjehere…e megjithate ka funksionuar.

Nje drejtues bolivian taksie eshte vrare ne rrethana misterioze per motive droge ose per lidhje ne nje krim pasional.Ne mars policia gjeti kufomen e karbonizuar te burrit ne taksi, pasi ky ishte qelluar per 11 here.

Keto dite eshte bere identikiti i vrasesit, sipas deshmive te marra kohet e fundit.

Imazhi eshte publikuar neper gazeta dhe eshte transmetuar ne televizion, duke terhequr vemendjen e njerezve neper forume dhe blogje.

Pas shperndarjes se tij, nje i dyshuar 23 vjecar eshte arrestuar…a eshte vertete ai vrasesi?

Top Channel