Misioni i veshtire i Topit

23/11/2009 19:45

Pas pronononcimit te tij, ku nuk mungonin epitetet dhe akuzat me mafioze, Astrit Patozi nuk mori pyetje nga gazetaret.

Pyetjes nese ka vend per nje nderhyrje te presidentit ne zgjidhjen e ngercit politik, iu pergjigj zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta.

“Te jeni te sigurte se ne radhe te pare ketu ka vend qe keta zoterinj te reflektojne se nuk merret pushteti me dhune dhe ultimatume. Kjo eshte vetem nje alibi. Por te jeni te sigurte se shqiptaret do te distancohen nga keto remuja”, ka pohuar Meta.

Ata qe i pergjigjen pozitivisht pyetjes jane nga kampi tjeter. Per te pranuar ose jo kete interviste, Pandeli Majko kerkoi 10 minuta kohe. C’ka te ben te mendosh se tani ai nuk shpreh vetem mendimin e tij personal.

“Padyshim, e kam shprehur edhe me perpara se kjo eshte detyra kryesore e numrit nje te shtetit shqiptar. Cdo rol qe do te merrej per kete situate do te ishte i mirepritur”, ka deklaruar Majko.

Qendrim te ngjashem mban edhe kryetari i PDK, Nard Ndoka, i cili pohon se presidenti duhet te marre ne dore fatet e vendit.

“Eshte momenti qe presidenti i Republikes te marre ne dore fatet e vendit, qe vendi te mos zhytet ne nje kaos. Ne kemi pasur kontakte te vazhdueshme me presidentin”, eshte shprehur Ndoka.

Vete i interesuari, deri me sot ka negociuar ne arenen rajonale, kur beri te mundur njohjen dhe pranimin si te barabarte te presidentit te Kosoevs nga homologet e vet ballkanike, e sidomos ai maqedonas, pas nje ftohje te shkurter te Shkupit me Prishtinen.

I pranishem ne Akademine e Shkencave ne homazhet per nder te profesor Teki Bicokut, presidenti u shpreh i gatshem ta perserise eksperiencen ne Shqiperi.

“Une ate gatishmeri qe kam pasur vazhdoj ta kem. Por, ceshtja eshte tek vullneti i partive politike”, ka thene ai.

Duke qene se bojkoti i Parlamentit konsiderohet prej mazhorances si krize e brendshme e socialisteve, edhe ideja per negocimin e presidentit, deri tani ngjan jo fort e pranueshme prej tyre, sidomos nga selia blu, ku thone se pyetja nuk eshte ne rendin e dites.

Top Channel