Mirela Bogdani, kandidatja shqiptare e parlamentit britanik

23/11/2009 19:25

E djathta konservatore mund te jete per politika kunder emigranteve apo te varferve, por kjo nuk e ka penguar emigranten shqiptare Mirela Bogdani qe te luftoje per te bere karriere ne strukturat e saj. 

Ajo ishte vetem nje studente shqiptare ne Universitetin e Kardifit kur i erdhi ideja per t’u perfshire ne partine qe proklamon nje Britani te vijes se ashper.

Mirela tani jeton ne Britanine e Madhe prej shtate vitesh duke ndjekur karrieren e re ne politike edhe ne fushen akademike. Deshira e saj per te dhene me shume nga vetja, ka bere qe jeta e saj te ndahet mes dy shteteve: Anglise dhe Shqiperise.

Gjate diteve qe Mirela qendron ne vendlindje e gjejme prane auditoreve universitare ne Tirane. Adriana Berberi nje nga koleget e Mireles, na rrefen disa nga karakteristikat e saj.

“Mirela ben pjese ne ate grup grash profesioniste te cilat duke besuar tek vetja eshte sot jo vetem nje emer i cili jo vetem iu shtua listes se kandidateve per deputet ne Londer, tregon pikerisht se perballimi i sfidave ka qene motivi i jetes se saj”, shprehet Adriana.

Por cilesite qe ajo na rrefen duket se i kane rrenjet qe ne femijerine e Mireles, mamaja e saj, Liliana, na tregon per lidhjen e saj me librin.

“Mirela qe e vogel e ka dashuruar librin, femijet shkonin te hanin akullore apo ndonje dicka tjeter, Mirela shkonte tek kjo libraria qe ne e kishim afer me shtepine dhe kerkonte libra. Kur shkoi ne klasen e pare Mirela shkelqente sikur te ishte ne klasen e peste”, shprehet Liliana.

Fjalet e mira per te nuk i kursen as babai i saj, Hakiu. Ai thote se ka qene nje nga njerezit qe kane ndjekur Mirelen hap pas hapi.

“Mendoj se eshte e para shqiptare se s’kam degjuar me pare, qe kandidon per parlamentin anglez. Jeta e saj eshte e mbushur me shume ngarkesa politike, shoqerore dhe sot ne Shqiperi aktivizohet ne shume fusha te jetes dhe ka pasur suksese”, thote Hakiu.

Lodhjen e angazhimeve te perditshme, Mirela e finalizon ne fundjave ku i dedikohet vajzes se saj 12 vjecare, Sindit, bashkeshortit dhe miqeve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel