Kriza, bankat shkurtojne 90 vende pune

23/11/2009 08:00

Bankat e nivelit te dyte kane shkurtuar nje sasi te vogel vendesh pune gjate gjashte muajve te fundit, pjeserisht si pasoje e efekteve te krizes dhe pjeserisht si pasoje e perfundimit te fazes se ekspansionit te ketij biznesi.

Sipas te dhenave te Shoqates se Bankave, ne fund te shtatorit, sistemi bankar kishte rreth 6460 te punesuar, nderkohe qe ne mars, te punesuarit qene rreth 6550. Te dhenat jane te peraferta per shkak se disa banka te vogla nuk e kane publikuar numrin e te punesuarve.

Nga te dhenat e publikuara, pese banka raportuan ulje te numrit te te punesuarve, shtate raportuan rritje, ndersa per kater banka mungojne te dhenat.

Sistemi bankar shqiptar ka qene ne ekspansion te plote gjate dekades se fundit dhe numri i te punesuarve eshte shumefishuar. Studentet e ekonomiksit gjate viteve te shkuara qene mesuar te rekrutoheshin nga bankat qe para se te diplomoheshin, por gjate dy-tre viteve te fundit, situata ka ndryshuar dhe per kete profesion ka me pak mundesi punesimi.

Kete vit, fitimet e bankave u tkurren me dhjete here me pak ne krahasim me vitin e kaluar, ndersa ulja e volumit te punes ne sektorin e kreditimit i shtyu nje pjese te bankave te mos nxitohen ne punesimet e reja. Megjithate, numri i te punesuarve ne banka eshte ulur me me pak se 1.4 per qind.

Ne teresi, volumi i biznesit te bankave ka ardhur ne renie gjate ketij viti. Shqiptaret kane dorezuar apo nuk kane rinovuar pothuajse nje te treten e kartave te debitit qe paten terhequr vitet e shkuara, ndersa edhe transaksionet me ane te kartave kane shenuar nje renie mbi 30 per qind gjate nentemujorit te pare te ketij viti.

Bankat ne Shqiperi shenuan nje norme kthimi nga kapitali i vet (ROI sipas akronimit ne anglisht) prej 1.79 perqindesh, nderkohe qe nje vit me pare, ky tregues ishte 16.33 per qind. Ky eshte treguesi se sa para kane fituar pronaret e bankave ne raport me investimin e vet. Dy vite me pare, sistemi bankar arrinte te fitonte deri ne 20 per qind ne vit, ndersa sot fitimet jane tkurrur ne minimum.

Kriza ka shkaktuar nje vale te konsiderueshme pushimesh nga puna gjate ketij viti ne Shqiperi, gje qe eshte pasqyruar pjesshem ne numrin e te punesuarve total, por nuk eshte pasqyruar fare ne nivelin e papunesise. Sipas te dhenave te Institutit te Statistikave, gjate periudhes janar-qershor, pati renie neto te te punesuarve ne sektorin jobujqesor me 1200 vete. Numri i te punesuarve nuk shenoi rritje, pavaresisht se nga buxheti i shtetit dolen disa qindra milione euro investime shtese, te cilat duhej te kishin punesuar me shume njerez.

Top Channel