Arragosta ne “karrige elektrike” per te lehtesuar vuajtjet

23/11/2009 13:55

Arragosta eshte nje pjate e shijshme nese deshironi te zgjidhni mes shume produkteve te menuse ne nje resotorant, por megjithe shijen qe te jep nje gatim i tille, pak vete e dine se sa shume vuan kjo kafshe kur gatuhet.

Ne momentin qe jepet porosia, arragosta hidhet ne uje per te zier dhe ne kete menyre ngordhja e saj eshte e dhunshme dhe me shume vuajtje. Por vuajtjet e kafshes mund te marrin fund sepse shkencetari anglez Simon Buckhaven ka shpikur nje sobe speciale per ngordhjen e menjehershme te arragostes.

Behet fjale per “CrustaStun”, nje lloj kutie celiku me permasat e nje furre qe ka brenda nje sfungjer te lagur dhe nje elektrode. Kur kafsha vendoset brenda saj, ne trup i kalon nje rryme e shpejte elektriciteti dhe ajo jep shpirt menjehere dhe pa shume vuajtje.

Krahasuar me 4-5 minutat qe i duhen arragostes per te ngordhur ne ujin e valuar, kjo shpikje eshte nje “parajse” dhe kete e kane mbeshtetur edhe animalistet. Pengesa e vetme per paisjen e restoranteve me kete shpikje eshte cmimi i kripur, pasi versioni i thjeshte i saj kushton 2800 euro, ndersa me i komplikuari 66.500 euro.

Top Channel